Pasojat e pandemisë /Rritet papunësia dhe ulet konsumi, Durrësi më i prekur

0
Gjigandi

Si pasojë e pandemisë, paralizimi i ekonomisë nuk ka kursyer asnjë sektor. Më e rëndë situata është për turizmin, e pas tij janë hallka të tjera të rëndësishme si: fasonët, tregtia me shumicë dhe pakicë, bujqësia, etj. Për shkak të këtyre vështirësive ekonomike, në qershor, numri i bizneseve që kaluan në status pasiv ishte 70% më i lartë se qershorin e një viti më parë.

Kjo do të thotë se në vend janë rritur shifrat e të papunëve dhe e gjithë situata është shoqëruar me rënie të konsumit të brendshëm. Në një ekonomi të brishtë si e jona, kjo goditje do të ketë pasoja afatgjata. Rritja e borxhit publik, ulja e investimeve, si dhe vështirësitë për përballimin e krizës, do të thellojnë edhe më shumë varfërinë dhe pabarazinë sociale në vend.

Shqipëria, pagat më të ulëta në rajon
Kudo që të punosh në Shqipëri, do të vlerësohesh me një pagën më të ulët, në nivel rajonal. Sipas të dhënave të përpunuara nga Monitor, rezulton se arsimtaret, mjekët, administrata dhe disa profesione të tjera, kanë paga shumë më të ulëta se mesatarja rajonale dhe europiane. Rritja e pagës, është e lidhur ngushtësisht me prodhimin e brendshëm bruto, me investimet e huaja, por edhe prej disa mendësive të krijuara në tregun e punës. Momentalisht vetëm angazhimi në organizatat ndërkombëtare dhe ato jo fitimprurëse cilësohen si punët më të mirëpaguara në vendin tonë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu