Pas përdhunimit, tritol banesës, e mitura në Krujë tregon abuzimin. Familja kërkon mbrojtje

0
Gjigandi

Një 17 vjeçare në Fushë Krujë, është ngacmuar dhe shfrytëzuar seksualisht për muaj me radhë nga disa persona, për shkak edhe të varësisë që ajo krijoi nga droga.

Që kur ishte 14 vjeçe, e mitura filloi të pinte hashash, për të kaluar në përdorimin e kokainës vitin që shkoi. Po në vitin 2019, familja e saj bën një denoncim në polici, dhe këtë vit prokuroria vendos të rihapë dosjen dhe në pranga vihen katër persona dhe dy shpallen në kërkim, për shfrytëzimin seksual të 17 vjeçares.

Por mbrëmjen e së dielës, në oborrin e shtëpisë së 17 vjeçares u vendos një sasi tritoli. Mamaja e së miturës tregon për Top Channel se ishte ajo që konstatoi lëndën plasëse.

“Mbrëmë rreth orës 10 30, disa persona kanë vendosur tritol në pjesën këtu. Unë isha brenda. Më thotë vajza, mami, ça ke harruar në sobë. Shof në sobë nuk kishte gjë. Dal përjashta dhe ishte mbush oborri me tym. Vjen policia. ishte tritoli i paplasur. Vajza ime ka pasur shumë probleme. Atë e kanë pas marrë e kanë shfrytëzuar për prostitutë. I kanë pas dhënë kokainë në këmbim të marrëdhënieve seksuale“.

RonaTyra

17 vjeçarja, tregon se si u përfshi ajo në gjithë këtë histori që me nisjen e përdorimit të drogës.

“Hashashin e kam nisur shumë e vogël. Që 14 vjeçe. Hera e parë që provova kokainë ka qenë për ditëlindjen time. Në shtator të vitit të shkuar. Një person me jepte kokainë me qëllimin që të kryeja marrëdhënie seksusale me të. Pranova këtë kusht sepse isha e varur nga kokaina”, tregon ajo.

Në nëntor të 2019-ës, e mitura, pas një debati me mamanë, largohet nga shtëpia dhe i kërkon ndihmë një shokut të saj për të filluar punë, kamariere, ose banakiere. Por ai e njeh me dy persona të tjerë.

“ Aty e kuptova që donin të më çonin prostitutë. Por prapë nuk e vrara shumë mendjen këtë pjesë, sepse isha e drogume”, tregon ajo.

Për rreth 1 javë ajo u shfrytëzua seksualisht në Kamëz. Por pas denoncimit të mamasë se saj, njëri prej drejtuesve të grupit, siç thotë e mitura, vendos që ta dorëzojë atë në shtëpi.

“ Ato më kanë dorëzuar në shtëpinë time dhe më kanë kërcënuar duke më thënë do të të marrim motrën, dhe do të të vrasim babain sapo të dalë nga dera e burgut, sepse babain e kisha në burg asokohe. U largova edhe një herë tjetër nga shtëpia, pas dy ditësh. Pasi unë isha bërë e varur nga droga dhe vazhdoja të kërkoja drogë”.

Vajza u rikthye përsëri në shtëpi, por dy ditë më pas, e dërgojnë për rehabilitim në Vlorë, ku qëndroi për rreth 3 muaj. Pas rihapjes së dosjes, dhënies së plotë të dëshmisë së saj dhe vendosjes se tritoli në shtëpinë ku ajo banon, e mitura ka këtë mesazh.

“Dua që shteti të më marrë në mbrojtje familjen pasi ndihem e kërcënuar”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu