U kapën 1 ton drogë në velierën luksoze, policia po kërkon pronarin/ Transportuesve ju ishte premtuar një shumë e majme

0
Gjigandi

Të tjera detaje kanë dalë në lidhje me operacionin “Syri’ në Vlorë, ku uniformat blu në bashkëpunim me Guardia di Finanza kanë sekuestruar 992 kg marijuanë dhe 3 skafe.

Burime për median bëjnë me dije se policia ka nisur hetimet në vendin ku u gjet veliera por edhe për dy shtetasit ukrainas të cilët pohonin se në Shqipëri kishin ardhur në shkëmbim të një shume monetare.

Mësohet se veliera ka qenë tepër luksoze dhe ende nuk është bërë i ditur pronari, teksa po punohet për gjetjen e tij. Raportohet se policia e Vlorës ka qenë duke i vëzhguar së bashku me kolegët e tyre të Guardia di Finanzas italiane dhe sapo përfundoi shkëmbimi i drogës, kanë ndërhyrë për të bërë arrestimet.

Kujtojmë se në pranga kanë rënë shtetasit Arbër Saraseli, Saverjo Imeraj dhe Qemal Pekmezi, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Gregor Likaj.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu