Javën e kaluar Revista Tatler publikoi një kopertinë të Kate Middleton, ku thuhej se ishin intervistuar disa prej miqve të Kate, të cilët konfirmuan se dukesha ishte e mërzitur dhe e rraskapitur me ngarkesën e punës së saj, pasi Harry dhe Meghan dhanë dorëheqjen.
Revista iu rkthye edhe zënkës së Kate me Meghan në ditën e dasmës mbretërore, kur thoshte se u zunë për shkak të getave të Princeshës Charlotte.
Pas publikimit të kopertinës, si rrallëherë Pallati Mbretëror reagoi me një deklaratë, ku mohonte fjalët që thuheshin në revistë, duke i quajtur të pavërteta dhe keqinformuese.
Por duket se Kate dhe Meghan nuk kanë ndërmend ta lënë me kaq, pasi sipas burimeve për Daily Mail, ata do të ndërmarrin veprime ligjore ndaj Tatler.
Sipas këtyre burimeve, Pallati Mbretëror është i inatosur me fjalët që thuhen në artikull, se “Kate është e rraskapitur dhe ndihet e zënë në kurth”, si dhe me komentet që artikulli bën rreth peshës së dukeshës.
Tatler është revista e preferuar e mbretërorëve dhe është lexuar gjithmonë prej tyre, por gjërat që thuheshin në kopertinën e Kate, sipas Pallatit janë të pavërteta.
Nga ana tjetër, një përfaqësues i Tatler tha për ET se Pallati Kensington e dinte shumë muaj më parë që po punohej për kopertinën “Catherine The Great”, madje Tatler ka kërkuar edhe bashkëpunimin e tyre. Ai ka theksuar se është Pallati Mbretëror gënjen kur thotë se nuk ishte në dijeni të kësaj kopertine.