Këngëtarja e njohur me famë botërore ka njoftuar se albumi i saj më i ri do të dalë më 10 janar 2020.
Adhuruesit e saj kanë thënë se albumi do të quhet “SG2” por titulli zyrtar nuk është zbuluar ende, por shumë shpejt do të zbulohet, ka bërë të ditur këngëtarja.
Përveç lëshimit dixhital, albumi gjithashtu mund të blihet në format fizik.
Singeli i parë nga albumi i ri “Lose You To Love Me”, u pëlqye mjaft shumë, pasi që ishte në numrin e parë në tabelën e Billboard Hot 100.
24 orë pas lansimit të këngës së fundit, ajo i befasoi fansat duke e publikuar këngën “Look At Her Now”, dhe për këtë të fundit Selena tha se ishte dhuratë për të gjithë fansat e saj.
Në fund artistja i falënderoi të gjithë ata që e shtynë të bëhet kjo që është.