Janë publikuar disa imazhe ku shihet se si paparacit e kishin kapur Jennifer Lopezin dhe të fejuarin e saj Alex Rodriguez, ku shiheshin së bashku në plazhin e Malibusë.
Ata janë pare së bashku edhe me fëmijët e këngëtares e aktores Jennifer Lopez, derisa shijonin pamjen e bukur të bregdetit, transmeton Indeksonline.
Madje në një rast nuk mungoi as një puthje mes dyshes, të cilët po paraqiten hapur pranë njëri tjetrit.
Kujtojmë që këngëtarja e njohur Jennifer Lopez vazhdon të mbetet një nga personazhet më të dashura të publikut, e përfolur shumë edhe për linjat e saj bombastike trupore.