Në forcat ushtarake, fuqia dhe rrezikshmëria e armëve është me rëndësi jetike, veçanërisht për trupat e këmbësorisë, prandaj këto të fundit gjithnjë synohet që të pajisen me pushkët e teknologjisë më të fundit.
E në rrjetet sociale është shpërndarë një video, se si një bazë ushtarake në Amerikë, teston tyten e një automatiku M249.
Ky automatik ka një kalibër prej 5.56mm, me një peshë prej 7 kilogramë deri në 10 kilogramë, si dhe një largësi efketive qitëse deri në 3 kilometër e 600 metra.
Në video mund të shihni se sa e qëndrueshme është tyta e këtij automatike, deri në momentin kur ajo thyhet nga ‘flaka’ e gjuajtjes me plumba.