Detaje të reja zbardhen nga ngjarja e rëndë e ndodhur këtë pasdite në Kamenisë të Korçës, ku një 46-vjeçar humbi jetën, pasi i shpërtheu një lëndë plasëse në banesë.
Siç raportohet, 46-vjeçarit i ka shpërthyer një granatë, teksa ka qenë duke punuar në një banesë të vjetër.
Korçë/Informacion paraprak
Në datën 17.07.2020, rreth orës 14:15, në fshatin Kamenicë, shtetasi H. K., rreth 46 vjeç, gjatë punës në një banesë të vjetër, i ka shpërthyer një lëndë e dyshuar plasëse dhe për pasojë ky shtetas ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.