Pamela Anderson i ka shkruar presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe zonjës së parë, Melania Trump, në përpjekjen për të kërkuar falje presidenciale për mikun e saj, themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange.
Assange u largua me forcë nga Ambasada e Ekuadorit në Londër në prill (19) pasi që zyrtarët e anuluan azilin e tij. Ai ka qenë i mbyllur në burgun e sigurisë së lartë Belmarsh në Britani prej atëherë, pasi që u dënua me 50 javë prapa hekurave për shkelje të lirimit me kusht dhe marrjen e një oferte azili në Ambasadën e Ekuadorit në vitin 2012, ndërsa po përballet me ekstradim në Suedi për t’u përballur me akuza të përdhunimit.
Ai gjithashtu përballet me ekstradim në Shtetet e Bashkuara, ku akuzohet se ka komplotuar për ta hakuar një kompjuter me përmbajtje konfidenciale në Pentagon, ndërsa mbështetësja shumëvjeçare Anderson ka frikë se miku i saj do të vdesë prapa hekurave.
Në letrën, e cila u publikua në faqen e internetit të aktores së Baywatch, Pamela Anderson Foundation, ajo e lavdëroi çiftin, përpara se ta kërkonte një favor nga ata për mikun e saj.
“Jam gjithmonë e lartësuar dhe e inkurajuar kur e shoh punën e shkëlqyeshme që ju të dy e keni arritur gjatë periudhës suaj si çifti kryesor i popullit”, shkroi ylli. “Ju e plotësoni njëri-tjetrin jashtëzakonisht mirë, z. president me ndikimin tuaj personal dhe zjarrin emocionues që i prek zemrat e njerëzve, së bashku me durimin e qëndrueshëm dhe dinjitetin që zonja e parë e paraqet.
“Integriteti ishte sigurisht fija themelore që e mposhti Hillaryn dhe e solli në botë këtë çift të shkëlqyeshëm, duke iu drejtuar në pozicionin më të fuqishëm në botë”.
Ajo shtoi se Trump do të “mbahet mend përgjithmonë si mbrojtësi i cili gjithmonë ishte i destinuar të ishte”, dhe veprimi në favor të Assange do të bëhej “trashëgimia” e tij, duke shtuar: “Nëse do ta falnit Julian Assange dhe të mos e lejoni precedentin ligjor të ekstradimit të një gazetari që publikoi fakte për një jetë torturash, atëherë njerëzit do ta përshëndetnin veprimin tuaj”.
Pamela gjithashtu në Twitter i postoi disa foto me Trumpin, qëkur ajo mori pjesë në festën e ditëlindjes së biznesmenit dhe tani politikanit, në vitin 2005.