Prodhuesit e energjisë, nga burimet ujore, kane paditur ne gjykate qeverine pasi ajo ka marë vendimin për të ulur çmimin me të cilin blihet energjia e prodhuar prej tyre.
Shoqata e prodhuesve të energjive të rinovueshme është gati që ta çojë këtë çështje edhe në arbitrazh. Inxhinierja Anita Shushku shpjegon arsyet.
” Kohët e fundit qeveria ka marrë një vendim duke ndryshuar metodologjinë e llogaritjes së çmimit të prodhuesve të vegjël, pra nga hidrocentralet. Duke e ulur çmimin me 10%, por efektet për këtë vit janë 7%.” , tha ajo.
Kryetarja e Bordit e AREA-s tregon se si llogaritej çmimi i energjisë elektrike para vendimit që i disfavorizon ata.
” Vendosja e një segmenti fiks si konkluzion nga 7.4 Lekë në 8.5 Lekë ky segment fiks do të ndryshohej pra do të ishte brenda segmentit e cila do të përcaktohej nga dy faktorë: çmim në bursë, dhe kursi euro-lekë.
Formale e re se si do të vlerësohet çmimi i energjisë nga prodhuesit të vegjël, do të bëjë që çmimi të jetë gjithnjë i ulët”.
Në të gjithë vendin janë dhjetra hidrocentrale të vegjël për të cilët janë investuar mbi 600 milionë euro. Energjinë e prodhuar ata e kanë kontraktuar që të blihet nga kompanitë shtetërore, por mes tyre dhe qeverisë ka nisur një përplasje që ka të bëjë me çmimin e shitjes së kësaj energjie.