Shembja e Teatrit Kombëtar në Tiranë, kryetitull i medieve të huaja

0
Gjigandi

“Shembja e Teatrit Kombëtar Shqiptar ngjall protestë të madhe”, është titulli me të cilin kanë nisur shumë medie ndërkombëtare raportimet lidhur me rrënimin e Teatrit Kombëtar në Shqipëri, për të cilin gjatë ditës së sotme kishte shumë reagime edhe nga skena politike.

Autoritetet shqiptare kanë filluar rrënimin e ndërtesës së teatrit kombëtar në mëngjesin e hershëm të kësaj të diele, pasi i tërhoqën aktorët edhe aktivistët të cilët për tre vite me radhë kishin rezistuar që shembja e kësaj godine të mos ndodhte.

E për këtë çështje, emra të njohur të mediave botërore si ‘Reuters’, ‘USNews’,’Reddit’, dhe të tjera media prestigjoze, kanë raportuar për rrënimin e këtij objekti, plan ky i kryeministrit Edi Rama i cili ishte kundërshtuar nga masa, meqë ndërtesa ekzistuese ishte pjesë e trashëgimisë së vendit andaj edhe u kundërshtua që të ndërtohet një teatër i ri.

Madje, siç raportohet, shumë persona të cilët ishin kundër asaj që ndodhi sot, thonë se kjo nuk ka të bëjë më me rrënimin e teatrit por me rrëzimin e demokracisë dhe lirisë.

Nga ana tjetër, kreu i Qeverisë shqiptare thotë se teatri kishte nevojë për modernizim, ashtu sikurse janë ndërtuar stadiumi i ri i futbollit dhe shumë ndërtime të tjera të cilat fillimisht ishin kundërshtuar, por që sipas tij, puna e mirë është parë pas ndërtimit.

RonaTyra

Siç raporton ‘Reuters’, njëri nga të arrestuarit, analist i mediave, Alfred Lela, ka thënë se policia ka shkelmuar protestuesit dhe ka përdorur dhunë të pajustifikueshme.

Nga ana tjetër, për prishjen e këtij objekti ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta, i cili është ankuar në Gjykatën Kushtetuese për këtë rrënim, të cilin ai e ka quajtur një “krim juridik, moral dhe kushtetues”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu