Modelja Oriola Marashi dhe futbollisti Eros Grezda janë padyshim një ndër çiftet më të komentuar të momentit.
Lidhja e tyre u zbulua gjatë karantinës në Kroaci, pasi të dy publikonin foto nga e njëjta shtëpi.
Së fundmi, Oriola ka publikuar në rrjete sociale foton e parë krah partnerit.
Ajo ka përqafuar Erosin, fytyrën e të cilit e ka mbuluar. Megjithatë atij i duken buzët, të cilat e kanë identifikuar.
Modelja e ka shoqëruar foton me figurën e një ëngjëlli. Lidhja e tyre po ecën në hapa shumë seriozë dhe dyshja duken shumë të dashuruar.