Është rritur sërish numri i të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë.
Teksa një ditë më parë u shënuan 61 raste, gjatë 24 orëve të fundit ka pasur një rritje të numrit të infektimeve me Covid-19 ku janë regjistruar 71 raste.
Dy ditë radhazi, Shqipëria ka shënuar 2 viktima me COVID-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar në total numrin e personave që kanë humbur betejën me këtë virus në 53. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, të dy pacientët vuanin nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.