Kuvendi i Shqipërisë ka votuar me 99 vota pro marrëveshjen e 5 qershorit. Gjashtë deputetë votuan kundër, 4 abstenuan, ndërsa 6 të tjerë nuk morën pjesë në votim. Deputetët kanë votuar me fletë për shkak të situatës së pandemisë Covid-19.
Nga procesverbali i Kuvendit mësohet se mes atyre që nuk votuan fare ishte edhe ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi, si dhe deputetët Eljo Hyska, Lefter Koka, Tom Doshi, Alban Zeneli. Ndersa Ralf Gjoni e dogji voten.
Votuan kundër
Adriatik Alimadhi
Halil Jakimi
Korab Lita
Myslim Murrizi
Ylli Shehu
Nuk kanë votuar
1-Arlind Çaçani
2- Bledar Çuçi
3- Tom Doshi
Arben Elezi
Eljo Hysko
Ligoraq Karamelo
Lefter Koka
Erion Piciri
Enver Roshi
Nikolin Staka
Sadi Vorpsi
Alban Zeneli
Abstenuan
Kujtim Gjuzi
Ramazan Gjuzi
Ervis Meço
Kostaq Papa
Ralf Gjoni dogji voten.
Sipas procesverbalit mësohet se deputeti Ralf Gjoni në kuadratet e votimit ka bërë shënime dhe shenja jashtë objektit të votimit. Për këtë arsye, Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën e vlerëson të pavlefshme.