Bukuroshja e njohur Luana Vjollca, e ka festuar gjatë ditës së enjte festën e Halloweenit.
Ajo kishte vendosur që në këtë ditë të maskohej si një prej princeshave më të njohur të “Disney”-t.
Në një fotografi të publikuar në rrjetin social Instagram, Luana Vjollca dukej mjaft atraktive, ndërsa ishte veshur si ‘Hirushja’.
Me fustanin blu dhe flokët prej biondeje, ajo dukej vërtet si personazhi i famshëm dhe shumë i dashur nga të gjithë fëmijët.
“Hirushja”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë të ndarë me ndjekësit në Instagram, teksa ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit.
Luana përndryshe vazhdon të jetë çdo të shtunë pranë shikuesve, përmes emisionit të saj, “Shiko kush luan”.