Nismëtari i ‘afrobeatit’ Tony Allen vdes në moshën 79 vjeçare

0
Gjigandi

Bateristi nigerian Tony Allen, themelues i zhanrit të muzikës ‘afrobeat’, ka vdekur në Paris të enjten në moshën 79 vjeçe, ka bërë të ditur menaxheri i tij.

“Nuk e dimë shkakun e saktë të vdekjes”, tha për AFP-në Eric Trosset, duke shtuar se vdekja nuk ishte e lidhur me koronavirusin.

Allen ishte bateristi dhe drejtuesi muzikor i bendit të famshëm të muzikantit Fela Kuti të quajtur Africa ’70 në vitet 1960-70.

Fela, ashtu si e quanin të gjithë, vdiq në vitin 1997. Ai kishte thënë njëherë se “pa Tony Allenin, nuk do të kishte ekzistuar ‘afrobeati’”.

Allen gjithashtu u quajt “bateristi më i mirë që ka jetuar ndonjëherë”, nga muzikanti britanik Brian Eno.

RonaTyra

Jeta dhe karriera e Allenit u dokumentua në autobiografinë “Tony Allen: Bateristi Mjeshtër i Afrobeatit”, në vitin 2013.

“Afrobeat” kombinon elementet e muzikës ‘fuji’ nga Afrika Perëndimore me zhanrin ‘highlife’ së bashku me jazzin dhe funkun amerikan.

Allen, i lindur në Lagos në vitin 1940, mësoi vetë të bënte muzikë me bateri në moshën 18 vjeçare.

Ka thënë se e ka mësuar teknikën duke dëgjuar jazz-bateristët amerikanë si Art Blakey dhe Max Roach.

Allen e takoi Felan për herë të parë në vitin 1964 dhe krijuan me dhjetëra albume me bendin Africa ’70, përfshirë albumet “Gentleman” dhe “Zombie”.

Ai lëshoi bendin në vitin 1979, pasi u raportua se kishin mosmarrëveshje me udhëheqësin e bendit rreth të drejtave të autorit. Fela pas kësaj pati nevojë për katër bateristë për të mbushur zbrazëtinë. Allen imigroi në Londër në vitin 1984, dhe pastaj u shpërngul në Paris. Ai bashkëpunoi më shumë artistë gjatë karrierës së tij të gjatë. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu