Nisma pozitive, por nuk duhet perjashtuar Kosova – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Marrëveshja e nënshkruar mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë në Novisad më 10 tetor, për bashkëpunimin rajonal pa dogana, për Sekretarin e Shoqatës së Prodhuesve Shqiptarë, Arben Shkodra, është e paqartë. Shkodra thekson se nuk ka një analizë paraprake për përfitimet.   “Nuk kemi një analizë të kostove dhe përfitimeve që ne mund të kemi nga ky bashkëpunim, së pari dhe së dyti unë besoj që të gjithë biem dakord si prodhuesit por edhe sipërmarrja shqiptare ka shumë rëndësi të qasemi në rajon  dhe nëpër botë, mënyra se si do qasemi është një diskutim tjetër”, tha Shkodra.   Ky projekt, që parashikon lëvizjen pa pengesa të njerëzve dhe mallrave, sipas Shkodrës është nismë pozitive por është vështirë të vihet në zbatim, pasi vendet kanë qasje ekonomike të ndryshme.   Papunësia ra në nivele historike, 274 mijë më shumë të punësuar   “Ne kemi sisteme të ndryshme ekonomike, parashikime të ndryshme taksash kemi procedura të ndryshme shtetërore dhe harmonizimi dhe sinkronizimi i tyre do kohë. Është shumë e vështirë që profile të ndryshme ekonomike të harmonizohen kaq shpejt që të sjellin përfitime”, tha ai. Sekretari i prodhuesve shton se Kosova nuk duhet të përjashtohet nga diskutimet, dhe se administrata shtetërore duhet të përshpejtojë bashkimin e shumëpërfolur doganor. “Mungon ndoshta organizimi i mirë shtetëror. Vazhdojmë të kemi një administratë shtetërore që nuk ecën me hapin dhe dëshirën e politikës. Kemi detyrimin madhor që Kosova të jetë pjesë e çdo tryeze. Ne duhet të jemi promovuesit dhe ata që e ndihmojmë dhe të suportojmë sa më shumë që Kosova të jetë pjesë e tryezave”, u shpreh Shkodra. Aktualisht Shqipëria është pjesë e marrëveshjes së CEFTA-s apo e njohur ndryshme si marrëveshja e tregtisë së lirë, por që nuk ka dhënë rezultatet e pritshme në zhvillimin ekonomik.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu