17 siguracione makinash false, arrestohet 21-vjecari në Durrës – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Një 21-vjeçar ra në prangat e policisë i akuzuar se i priste siguracione makine të falsfikuara qytetarëve që udhëtonin nga Porti i Barit drejt Shqipërisë.
Pas një hetimi dy mujor ra në pranga i riu me iniciale F. B, banues në Dibër për veprat penale “Falsifikimi i letrave me vlerë”, “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”.

“Dyshohet se 21-vjeçari gjatë muajit korrik 2019, në Portin e Barit, Itali, ka falsifikuar 13 siguracione (TPL), në emër të shoqërive të ndryshme të sigurimit, për automjetet që hynin në Shqipëri,”-raportojnë uniformat blu.
Unifromat blu po vijojnë punën për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar.
Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu