Nikolin Jaka tregon si luftoi me Covid-19/ Thirrja e tij për bizneset

0
Gjigandi

Axhenda e tij e ngjeshur dhe vizitat e shumta të punës, e bënë atë mbartës të virusit. Dyshon se u infektua gjatë një darke pune në Voskopojë pasi simptomat iu shfaqën disa më pas.

Por Nikolin Jaka, kreu i dhomës së tregtisë e fitoi betejën me Covid-19.

Në një intervistë kreu i Dhomës së Tregtisë tregon se  ka qëndruar në spitalin infektiv vetëm 3 ditë.

Gjendja  e tij  shëndetësore u rënduar për shkak se kishte kaluar një ftohje të vjetër, ai tregon që problemin më të madh ka pasur vështirësitë në frymëmarrje.

‘Vështirësia që mu krijua ishte se kisha një ditë problem me frymëmarrjen. Kisha dyzim nëse duhet të shkoja në Infektiv apo jo.Por kur shkova pashë që ishte tjetër gjë.Aty shkohet për tu shëruar dhe qytetarët duhet ta besojnë këtë’, është shprehur Jaka.

RonaTyra

Nikolin Jaka tregon se ka pasur frikë dhe nuk e fsheh, që, fillimisht nuk ka pasur besim tek bluzat tona të bardha. Megjithatë pas shërimit nuk kursen mirënjohjen për mjekët që i shërbyen në Infektiv.

‘Duhet besim për bluzat e bardha dhe të mbështeten pa i provokuar në mënyrë që ne t’ia dalim me sukses kësaj pandemie që në shumicën është mizore dhe  i pabesë dhe nuk i godet të gjithë njerëzit njëlloj’, është shprehur ndër të tjera ai.

Në këtë situatë ku ka një shtim të rasteve të personave të të prekurve u bën apel bizneseve që të zbatojnë protokollet e sigurisë pasi një mbyllje tjetër e ekonomisë do të ishte fatale.

‘Ne duhet të jemi të kujdesshëm që ta kalojmë me sukses këtë pandemi, kujdes do të thotë që të zbatojmë me kujdes të gjithë masat mbrojtëse, duke filluar nga urbani, nga komunikimi, në mënyrë që ne ta parandalojmë’, ka thënë Jaka.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu