Ngjarja ne Kavaje, burri nga qelia ne Gjermani kerkon te mesoje se çfare ka ndodhur…. – Lajmi i Fundit

0
13

Krimi i rëndë që ndodhi në Kavajë ka tronditur mbarë opinionin publik. Dritan Haxholli, i cili hyri me forcë në banesën e ish të dashurës së tij, Marsida Qatja, mbeti i vrarë në vend nga polici i burgjeve Bledar Toçi. Nga hetimet rezulton se Marsida Qatja është e martuar dhe me fëmijë. Bashkëshorti i saj ndodhet në Gjermani. Mësohet se burri i 30-vjeçares po vuan dënimin me burg në shtetin gjerman për drogë. Për ngjarjen e rëndë, është interesuar nga Gjermania vetë bashkëshorti i Marsida Qatja, shkruan, tvklan. Nga burgu, ai ka kërkuar të mësojë se çfarë ka ndodhur me gruan dhe tre fëmijët e tij në banesën ku ndodhi krimi. Përmes një të afërmi të tij në Kavajë, i cili kishte shkuar në banesën e Marsida Qatja, kishte kërkuar t’i dërgonte fotografi në rrjetet sociale për të parë situatën e krijuar. Sikurse duket edhe nga pamjet brenda banesës, grila e derës së ballkonit nga ku kishte hyrë Dritan Hoxholli është e thyer, pllakat me gjak dhe sende të hedhura përtokë. Sipas dëshmisë së Marsida Qatjas në polici, ish i dashuri Dritan Haxholli kishte shkuar në banesën e saj rreth orës 00:45 i armatosur me kallashnikov. Ai kishte hyrë me forcë nga dera e ballkonit duke thyer grilën. E frikësuar nga prania e Haxhollit, i cili e kishte telefonuar para se të shkonte, 30-vjeçarja njoftoi mikun e saj polic të burgut të Durrësit Bledar Toçin. Ky i fundit, si dhe dy komshinj të saj, kishin shkuar në banesën e kësaj të fundit për ta mbështetur. Kur nga ballkoni hyri me forcë ish i dashuri Dritan Haxholli, aty u ndesh me policin Toçi. Pas debateve verbale, Haxholli qëlloi me kallashnikov policin duke e lënë të plagosur. Nga ana tjetër, Bledar Toçi u kundërpërgjigj duke e qëlluar me 4 plumba pistolete. Dritan Haxholli humbi jetën në vendngjarje. Ndërkohë, Bledar Toçi ka mbetur i plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai është arrestuar nga policia për vrasje me dashje. Zyrtarisht Policia e Kavajës ka thënë se vrasja dyshohet të ketë ndodhur për motive xhelozie.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here