Vazhdimi i sezonit në Serie A duket i vështirë, për të mos thënë i pamundur, me Ministrinë e Shëndetësisë që bën të ditur se nëse një lojtar teston pozitivisht brenda një klubi, i gjithë klubi shkon në karantinë prej 14 dite, duke bërë që sezoni të anulohet.
Qeveria dhe Komiteti Shkencor kanë dërguar përsëri protokollin mjekësor në FIGC, duke paralajmëruar se duhet të ketë ndryshime para se ata të lejoheshin për stërvitjet grupore që fillojnë të hënën.
Pika më e rëndësishme është që nëse dikush brenda grupit, qoftë lojtar apo anëtar i stafit, teston pozitivisht për COVID-19 pas të kenë filluar stërvitjet grupore, atëherë e gjithë skuadra duhet të kalojnë një karantinë 15 ditore.
Kjo është ndryshe nga modelet që janë propozuar në Bundesligë dhe Premierligë, ku në karantinë do të shkonte vetëm personi që ka dalë pozitiv.
“Pa dyshim, nëse dikush teston pozitivisht për COVID-19 brenda një klubi, të gjithë ndalen”, ka deklaruar sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Sandra Zampa për Radio Kiss Kiss Napoli.
“Karantina bëhet automatike dhe i tërë sezoni ndalet. Nëse nuk ndaleni, do t’ju ndalojë virusi. Të duash futbollin do të thotë të kujdesesh për njerëzit që punojnë brenda tij”.
“Arsyeja e vetme që po flasim për rifillimin e Serie A është shkaku i ndikimit ekonomik”.