Rita Ora bukurinë e saj e ka të trashëguar nga e ëma.
Vera Ora është një zonjë elegante, me stil dhe ka forma të bukura trupore pavarësisht moshës.
Këtë e ka dëshmuar edhe në paraqitjen e radhës, nëna e këngëtares shqiptare me famë botërore erdhi në një kostum elegant me ngjyrë të kuqe që i rrinte për mrekulli, ndërsa ajo dukej mahnitëse.
Prandaj, që Rita është sot nga prej femrave më seksi në botë nuk është çudi.
Ndryshe, Rita është shumë e lidhur me familjen e saj, ajo përkundër angazhimeve herë pas herë viziton shtëpinë e prindërve të saj në Londër.