Në vitet më të rënda vëzhgues i futbollit, pas luftës dy herë ministër në Kosovë! 

0
Gjigandi

Njeri me vlera të mëdha kombëtare! Personalitet që dha shumë për Kosovë, jo vetëm ai por edhe familja e tij!
Intelektual i shquar! Fjalë pak, gjithmonë i qetë, i cili në vitet e 90-ta ka ecur sikur nëpër teh të shpatës, gjithnjë halë në sy për pushtuesin serb. 

Është Haki Demolli, veprimtar i shquar i futbollit,  i cili në vitet e 90-ta ka qenë vëzhgues i futbollit. Një foto që na siguroi gjyqtari i futbollit i asaj kohe, Ilijaz Spahiu,  shihet Haki Demolli, vëzhgues në sfidën më problematike dhe më trishtuese të viteve 1991-1999. 

Në Hohosht, ku ishin rreth 10 mijë shikues të tubuar në takimin Kitka (më vonë Kika) dhe Prishtina, e javës së 17-të të Superligës së Kosovës, që u zhvillua me 17nëntor të vitit 1996. 

Në vitin 2010, Demolli ministër i Drejtësisë

RonaTyra

Ndeshje e turpit u quajt atëkohë, pasi që me të përfunduar sfida shikuesit e Hpgoshtit e rrahën gjyqtarin Spahiu dhe sulmuan edhe lojtarët e Prishtinës!

Hakiu, pas luftës ka qenë i angazhuar me tërë energjinë e tij në futboll dhe në organet e FFK-së (nënkryetar i FFK-së 2000-2008), pastaj në vitin 2010 u bë ministër i Ministrisë të Drejtësisë dhe në vitin 2014 u emëruaministër për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu