Shtabi Emergjent i Komunës së Podujevës për COVID-19 ka apeluar te qytetarët që konform vendimit të Qeverisë të mos organizohen ahengje familjare, ceremonitë mortore të bëhen vetëm nga rrethi i ngushtë familjar dhe të mos organizohen të pame.
Gjatë këtij takimi, është apeluar edhe te Krerët e Bashkësisë Islame që të zbatohet vendimi për pezullimin e aktiviteteve fetare në xhami, kurse falja e namazit në xhami të bëhet konform rekomandimeve të Bashkësisë Islame të Kosovës.
“Shtabi apelon te të gjithë qytetarët që, me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit, të bartin maskat mbrojtëse dhe të mbajnë distancën sociale”, thuhet në njoftim.
Në Podujevë deri më tash janë regjistruar 127 raste me COVID-19, prej tyre 54 janë shëruar, ndërsa janë 65 raste aktive. Tetë persona kanë vdekur.