Elisa Spiropali është duke jetuar javët e fundit të pritjes së saj të ëmbël. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin do të sjellë në jetë në pak javë djalin e saj, që do të jetë fëmija i dytë për politikanen.
Por, Spiropali nuk ka hequr dorë nga angazhimet profesionale e personale pasi është fotografuar në Panairin e Librit që po mbahet këto ditë në Tiranë. Ka qenë gazetari Andi Bejtja ai që ka publikuar një foto me Elisa Spiropalin në stendën ku gjendet libri i tij me poezi dhe siç shihet edhe nga fotoja dallohet qartë edhe barku i rrumbullakosur i politikanes.
Elisa Spiropali është nënë e një vajze 4 vjeçare ë quajtur Nalta dhe 2020-ta do ta gjej ministren me djalin në krah.