Në kërkim nga policia, Alban Rexha dedikim vajzës: Babi të do shumë | Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Tifozi i Tiranës, Alban Rexha, është një ndër tetë të dënuarit nga Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit, për përfshirje në incidentet gjatë derbit Tirana-Partizani i ka dedikuar disa rreshta së bijës, Elifit, përmes një postimi në Facebook.
Rexha, i njohur në publik për pjesëmarrjen në show-n “Kafazi i Artë” i shkruan vajzës se “babai i saj nuk është terrorist, por atë po e dënojnë si ultras të Tiranës.”

“Vajza ime të kërkoj falje që nuk jam pranë teje. Unë e di që të mungon qumshti, të mungon forca më e madhe, por ti mos u mërzit se Zoti do të ndihmojë. Gjithashtu edhe xhaxhi Goni nuk do t’iu lërë vetëm. Më fal, më fal, më fal Elif. Vetëm për ty mendoj.
Mos e beso kurrë, ujku jot nuk është terrorist, por një njeri që beson shumë në Zot dhe nuk do ta bëja kurrë një gjë të tillë. Elif, mos u tremb nga babai jot, se unë e di se kush është e vërteta. Do dënohem si një ultras i Tiranës dhe jo si terrorist. Të do shumë babi”, shkruan Alban Rexha.
Së bashku me Alban Rexhën, janë edhe 7 persona të tjerë të “Capital Crew”, të cilëve U është ndaluar hyrja për gjithë jetën në stadium: Enton Bande, Getard Çeliku, Mateos Majani, Aksel Manxhari, Thanas Bendo, Bledar Luga dhe Gentian Qosja./tch

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu