Shqiptari kapet me 1 milion paund drogë në banesë në Angli | Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Një 38-vjeçar shqiptar tentoi t’i shpëtojë ndjekjes së policisë në Britani, por e pësoi keq.
Dritan Hoxha u hodha nga çatia e një banese por theu këmbën dhe u vu në pranga, në Yorkshire.

Në banesën e shqiptarit policia sekuestroi 600 rrënjë kanabisi të cilat arrinin vlerën e 1 milionë paundëve.
Ai kishte krijuar një fermë të sofistikuar për mbjelljen e kanabisit e pajisur me kanale ventilimi dhe sisteme ngrohjeje.
Sipas vendimit të gjykatës britanike, Dritan Hoxha do të përballet me dëbim menjëherë pasi të përfundojë dënimin e caktuar në shtetin anglez. Gjykatësi i çështjes deklaroi se nëse droga do të rritej, më pas do të shitej, do të fitoheshin prej saj afër 1 milionë paund.
Gjyqtari mbajti parasysh faktin se Hoxha kishte shkuar në Angli për të ndihmuar familjen e tij në Shqipëri dhe ndaj vendosi dënimin më pak se 3 vjet burgim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu