var ad_container = document.getElementById(‘viimo_container’);
ad_container.id = “viimo_container” + Math.floor((Math.random() * 1000) + 1);
if (!window.viimo_inpage_setup)
{ window.viimo_inpage_setup = []; }
window.viimo_inpage_setup.push({ element_id: ad_container.id, format: ‘560×69’ });
Ikona e muzikës ‘soul’, Betty Wright, ka ndërruar jetë në moshën 66 vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar mbesa e saj në një prononcim për Heavy.com.
Fituesja e çmimit Grammy, e cila ka qenë më së miri e njohur për hitin “Clean Up Woman” ka vdekur të dielën (10 maj), ndërsa shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur.
“Sapo e kam humbur hallën time këtë mëngjes… dhe tash disponimi im ka ndryshuar… pusho në paqe halla Betty Wright, fluturo lart engjëll”, ka thënë mbesa e saj.
Betty, emri i vërtetë i të cilës ishte Bessie Regina Norris, ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore që nga java e kaluar, pasi që këngëtarja Chaka Khan kishte bërë një postim në Twitter duke u kërkuar fansave që të luteshin për të.
Wright u bë e njohur në vitet e shtatëdhjeta kur e kishte publikuar hitin “Clean Up Woman”, si 18 vjeçare. “Tonight Is The Night”, “Shoorah Shoorah” e “Where Is The Love”, janë disa nga hitet tjera të saj.