Ndërron jetë aktori Fuat Boçi, në moshën 89 vjeçare

0
Gjigandi

Aktori i njohur me prejardhje nga Fieri, Fuat Boçi, ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare.

Në momentet e fundit të jetës së tij, aktori kishte qenë duke qëndruar në shtëpi, ndërsa bëhet e ditur se varrimi bëhet gjatë ditës së sotme (e martë), gjatë orës 12:00, shkruan Ora News.

Boçi shquhej për role të shumta, ku mori pjesë në rreth 160 premiera, ndërsa ka luajtur mbi 600 role.

Përpos kësaj, ai kishte qenë pjesë edhe në Teatrin e Kukullave të qytetit, duke luajtur kështu role për fëmijë.

Përndryshe, aktori lindi në vitin 1931 në Voshtinë, kurse në vitin 1938 ai dhe familja e tij u shpërngulën në Fier.

RonaTyra

Vlen të përmendet se Boçi mban titullin “Qytetar Nderi i Fierit” dhe “Artisti i merituar”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu