Këngëtares Taylor Swift i është ndaluar të performojë këngët e saj dhe t’i përdorë për projekte të tjera.
Që nga vera e këtij viti, Taylor nuk i ka më të drejtat mbi këngët e saj që i ka shkruar e kompozuar vetë gjatë gjithë karrierës që nga mosha 16 vjeçare.
Kjo për shkak se kompania muzikore pjesë e të cilës ishte Swift, i është shitur menaxherit të njohur amerikan, Scooter Brown.
Brown, i cili kishte një histori aspak të këndshme me Swift gjatë viteve të fundit, ka blerë kompaninë “Big Maxhine Records”, e bashkë me të edhe të gjitha këngët e regjistruara që ka bërë Taylor Swift, duke i mohuar të drejtën artistes që t’i blejë këngët e veta, megjithëse kishte ofruar që ta bënte këtë.
Taylor ka shprehur mllefin e saj në intervista dhe rrjetet sociale për këtë të padrejtë që po i bëhet, e dyshja Scooter Brown dhe Scott Brochetta i ‘Big Machine’ po ndërmarrin masa.
Brown ka vendosur që të mos e lejojë artisten që të perforomojë askund e të mos përdorë këngët që ka shkruar ajo vetë gjatë kohës sa ishte në kompani.
Kështu, shumë nga hitet që ia kanë sjellë asaj statusin e një prej këngëtareve më të suksesshme të dekadës së fundit, kanë mbetur të bllokuara nën pronën e tij.
Së fundi, është zbuluar se Taylor Swift do të shpërblehet nga ‘American Music Awards’ me çmimin si ‘Artistja e Dekadës’ e duket se nuk ka për të performuar asnjë prej projekteve të saj.
Taylor ka treguar se pas një viti do t’i regjistrojë sërish të gjitha këngët që ka shkruar ajo ndër vite dhe do t’i publikojë përsëri.