Meghan King Edmonds dhe bashkëshorti i saj Jim Edmonds, janë ndarë pas pesë vjet martesë.
Sipas Us Weekly, Jim paraqiti divorcin të premten, një ditë para përvjetorit të tyre të martesës.
Lajmet për ndarjen e çiftit vijnë vetëm katër muaj pasi Jim u kap duke shkëmbyer mesazhe me një grua tjetër, ndërsa Meghan ishte shtatzënë me binjakët e tyre.
Meghan dhe Jim u martuan në tetor të vitit 2014 dhe ndajnë vajzën dyvjeçare Aspen dhe djemtë binjakë njëvjeç, Hayes dhe Hart.