Destinacioni i menjëhershëm prej që u hapën kufijtë ajrorë për Mozzik ishte padyshim Zvicra.
Ky shtet është tejet i dashur për të, pasi aty jeton edhe vajza e tij dy vjeçare, Hana.
Disa muaj gjatë qëndrimit i izoluar në Kosovë, për shkak të pandemisë coronavirus, tashmë rep-artisti ka fatin që të takojë fizikisht vajzën e tij.
Përmes disa fotografive të publikuara në Instastory, ai është parë të kalojë kohë të lumtura me të. Në njërën prej tyre ai shihej se si po e shijonte kohën me të, teksa ajo po bënte një dush një banjë.
Orë më parë gjatë ditës së sotme (e shtunë), vëllai i Mozzik, reperi Getinjo gjithash publikoi një fotografi të mbesës, duke i bërë një dedikim të veçantë asaj.