Modelja argjentinase mohon shtatzëninë

0
Gjigandi

Jimena Baron dhe Daniel Osvaldo i dhanë fund marrëdhënies së tyre të dashurisë verën e 2016-ës, pas një sërë zënkash dhe thashethemesh, por ditët e fundit është folur gjatë për një rikthim të tyre sërish në krah të njëri-tjetrit.

Lajmi ka qarkulluar në mediat argjentinase, të cilat kanë aluduar se Jimena pret tashmë një tjetër fëmijë me Osvaldon, pas të parit, Morrison, megjithatë ka qenë vetë modelja 33-vjeçare që u ka dhënë fund hamendësimeve nëpërmjet një postimi në Instagram.

“Nuk jam shtatzënë dhe nuk jam në lidhje me askënd për momentin. Isha në klinikë thjesht për një vizitë në shpatull”, shkroi Jimena në llogarinë e saj në Instagram, duke mohuar kështu zërat për rikthimin në krah të Osvaldos.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu