Për shputa të lëmuara dhe të buta nuk është e nevojshme të shkoni në sallone kozmetike
Preparatin e shkëlqyeshëm natyral mund ta bëni vetë dhe, pos që shputa do t’i keni të buta, do të shpëtoni nga lodhja dhe do të relaksoheni.
Për pilingun e kurës së shputave ju nevojiten:
– ¼ e filxhanit sheqer të kafenjtë;
– 2 lugë të vogla vaj kokosi;
– 2 lugë të vogla mjaltë;
– 3 pika vaj nenexhiku.
Përgatitja:
Të gjithë përbërësit përzieni mirë dhe fërkoni butësisht në shputa.
Shpëlani me ujë të nxehtë dhe thani mirë shputat.
Nëse nuk e përdorni tërë sasinë përnjëherë, preparatin lëreni në një enë me kapak dhe përdoreni një muaj.