Ministri i Sportit: Stërvitjet ekipore ende ta ndaluara, s’i dihet kur rifillon Serie A.
Ministri i Sportit i Italisë, Vincenzo Spadafora, i ka paralajmëruar klubet e Serie A se stërvitjet ekipore nuk do të jenë të lejueshme para 18 majit dhe ka këmbëngulur se ende nuk ka datë se kur mund të rifillojë sezoni 2019/20.
Spadafora e kishte hedhur poshtë fillimisht idenë për t’i lejuar sportet ekipore të riktheheshin në stërvitje me ato individuale, gjë që do t’i detyronte klubet e Serie A të prisnin deri më 18 maj për t’i hapur dyert e qendrave stërvitore.
Por ai e ndryshoi mendjen shpejt dhe qeveria ua dha klubeve dritën e gjelbër t’i hapin qendrat stërvitore nga kjo e hënë për stërvitje individuale.
“Disa gjëra të çuditshme po thuhen, por asgjë nuk ka ndryshuar rreth asaj çfarë kam thënë unë për futbollin: stërvitjet ekipore nuk do të rifillojnë para 18 majit dhe rifillimi i sezonit është diçka për të cilën nuk është folur vërtet”, shkroi Spadafora në Facebook.
“Më vjen keq por tani për tani më parë do të përqendrohesha në të gjitha sportet e tjera (palestër, qendrat e vallëzimi, pishinat e notimit etj.) të cilat duhet të hapen patjetër sa më shpejt”, shtoi ai.
Ai e bëri të qartë se klubet nuk guxojnë të stërvitin në grup, por vetëm në grupe shumë të vogla dhe individualisht.