Kush ishte Jeton Nebihu që ndërroi jetë papritur?

0
Gjigandi

Bota e sportit në Kosovë është në zi! Jeton Nebihu ndahet nga jeta papritur dhe pikëllon jo vetëm komunitetin sportiv! Kush ishte në fakt Jeton Nebihu, më së miri e përshkruan në pika të shkurtra Abedin Ibrahimi, kryetar i Federatës së Volejbollit të Kosovës. 

“Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të mikut dhe kolegut tonë, presidentit të Federatës së Badmintonit, z. Jeton Nebiu.

I ndjeri Nebiu, njihej për punën, energjinë dhe elanin e tij.

Si të tillë FVK do ta kujtojë gjithmonë, kontributin dhe veprën e tij.

Jeton Nebiu i lindur në vitin 1971 në fshatin Bresanë, prej shumë vitesh jetonte në Prishtinë e punonte si profesor i edukatës fizike.

RonaTyra

Ai kontribuoi në Federatën e Sportit Shkollor, e më vonë u zgjodh edhe president i Federatës së Badmintonit të Kosovës.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot (e shtunë, 26 tetor) në varrezat e fshatit Bresanë, me namazin e ikindisë 15:20h”, shkruan Ibrahimi. Nebihu ka qenë edhe gazetar sportiv në kohën e para luftës në gazetën e përdyjavshme “Sport Plus”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu