Miliona euro të flakura në jetë luksi, Song rrëfen mëkatet e tij dhe si ngeli me xhepa bosh!

0
21
blank
Gjigandi

Jeta e një futbollisti në aktivitet mesatarisht është rreth 20 vite, edhe pse ka shumë të tjerë që bëjnë edhe më shumë se sa kaq dhe vazhdojnë të luajnë deri në një moshë kur ka nisur plakja.

Por, gjatë kësaj kohe, sidomos nëse ke ndërruar shumë skuadra dhe ke perfituar rroga të mira, menaxhimi i parave është kryesorja për të garantuar më pas një “pension” të artë ose për të investuar në gjëra të tjera jashtë futbollit.

Shumë kanë gabuar dhe mes tyre edhe Alex Song, dikur pjesë e Arsenalit për tetë vite por edhe me një eksperiencë të Barcelona.

“Kam kaluar plot tetë vite tek Arsenali dhe po filloja të bëja një jetë të mirë. Gjithçka po shkonte shumë mirë dhe unë po fitoja shumë para. Por, nga ana tjetër dhe kam harxhuar shumë. Darka të shtrenjta, udhëtime, pushime dhe në këto 8 vite nuk arrita dot të kurseja as 100,000 paund në llogarinë time bankare”, deklaron Song gjatë një video live në “Instagram”.

Song rrëfen pengun e tij dhe mbase “naivitetin”: “Mendoja se isha një milioner, por realiteti ishte ndryshe. Fitoja diku tek 15,000 paund në javë. Kur firmosa kontratën e parë isha shumë i emocionuar. Kujtoj Henry kur mbërriti në stërvitje me makinën e tij luksoze dhe mendova se dhe unë duhet të kem të njëjtën makinë sa do që të jetë kostoja. E bleva, por pas dy muajsh e kuptova që po më mbaronin paratë dhe u interesova për një Toyota”, vazhdon Song.

Në fund, afrikani shpjegon dhe pse pranoi Barcelonan: “Sepse doja të bëhesha milioner dhe nuk më interesonte nëse luaja ose jo…”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu