Cakaj: Do ta mbështesim koalicionin e Luginës së Bashkuar

0
Gjigandi

Partitë politike shqiptare të Luginës së Preshevës mbrëmë kanë mbyllur ujdinë e brendshme për ndarjen e përgjegjësive brenda koalicionit të Luginës së Bashkuar.

Lajmin e bëri të ditur ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj në një postim në Facebook.

Sipas Kreut të Diplomacisë së Shqipërisë, ky është një hap në drejtimin e duhur për forcimin e faktorit shqiptar në Luginën e Preshevës.

“Bashkimi i tyre është parakusht për mbrojtjen e lartësimin e interesave të tyre kombëtare! Ne, ndërkaq, nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për ta mbështetur koalicionin e Luginës së Bashkuar.” – theksoi Cakaj në përfundim të reagimit të tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu