Njeriu më i merituar që ka fuqizuar Llapin në elitën e futbollit por edhe njeriu më kritik! Ai me zërin e tij kritik po e dridh tërë futbollin.
Me mbyt e mbyt, me tut nuk mund e tut! Ky është Tahir Batatina, kryetrajner i klubit të futbollit Llapi nga Podujeva!
Atë çka e mendon edhe e thotë dhe as që mërzitet për at punë. Dikur luftonte me Serbi. Ishte i veshur në uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe në zonën e Llapit.
Nofka e tij ka qenë “Mili”, një luftëtar i madh në vijë të frontit kundër pushtuesit serb, ndërsa sot është edhe me post të madh, kryetrajner dhe kritikuesi më i madh i FFK-së.
Shihet edhe në foto, me kallash në dorë, me veshje ushtarake, në vijën e frontit, i pozicionuar, ballë për ballë me agresorin serb.