Michael Jackson për vitin e shtatë radhazi renditet si artisti më i pasur në listën e të vdekurve.
Edhe këtë vit revista ‘Forbes’ ka nxjerrë listën e artistëve më të vdekur me përfitimet më të mëdha, dhe si në shtatë vitet e fundit lista kryesohet nga Michael Jackson.
Që nga viti 2016 mbreti i muzikës pop ka fituar mbi 60 milionë dollarë, kështu duke e ngritur pasurinë e tij nga muzika në 2,1 miliardë dollarë.
Një emër i njohur nga publiku i cili gjendet në listë është edhe reperi i vrarë gjatë vitit të kaluar, Nipsey Hussle, i cili radhitet i dhjeti me 11 milionë dollarë fitime.
Lista e plotë e të vdekurve me fitimet më të mëdha:
Michael Jackson – 60 milion dollarë
Elvis Presley – 39 milion dollarë
Charles Schulz – 38 milion dollarë
Arnold Palmer – 30 milion dollarë
Bob Marley – 20 milion dollarë
Dr. Seuss – 19 milion dollarë
John Lennon – 14 milion dollarë
Marilyn Monroe – 13 milion dollarë
Princi – 12 milion dollarë
Nipsey Hussle – 11 milion dollarë
XXXTENTACION – 10 milion dollarë
Whitney Houston – 9.5 milion dollarë
George Harrison – 9 milion dollarë