Tangoja argjentinase bën pjesë ndër vallëzimet më pasionante dhe më joshëse në botë
Kur shohim një çift i cili vallëzon tango në mënyrë perfekte dhe të harmonishme, mendojmë që me siguri u është nevojitur një jetë e tërë që ta mësojnë.
Duket shumë i komplikuar, mirëpo vërtet nuk është ashtu.
E gjitha që ju nevojitet është pak kohë dhe vullnet i mirë, në fillim madje nuk ju nevojitet as partneri!
E para që duhet të mësoni janë tetë hapa themelorë, të cilët shumë ngadalë dhe saktë janë treguar në videon në vazhdim:
Pastaj radhën e kanë lëvizjet “zigzag”, të ashtuquajtur “oqo”. Këto lëvizje më lehtë do ta vallëzoni me partnerin, mirëpo mund t’i mësoni edhe vetë.
Lëvizja tjetër e cila mësohet është i ashtuquajturi “sandviç”, përkatësisht kapja e shputave të partnerit me të dy shputat tuaja dhe anasjelltas. Bëhet jashtëzakonisht lehtë:
Në video janë treguar hapat femërorë dhe hapat mashkullorë, mirëpo edhe si duket ajo kur vallëzojnë partneri femëror dhe partneri mashkullor.
Kur t’i zotëroni këta hapa themelorë, mund të kaloni në hapat më të vështirë dhe më joshës…Tani jeni të gatshëm të vallëzoni vallëzimin më pasionant në botë