Merr këtë vendim pas vrasjes së vëllait të tij në Toulouse

0
Gjigandi

Serge Aurier është rikthyer në Francë që të jetë me nënën e tij, pas vrasjes së vëllait të tij në një klub nate në Toulouse.

Christopher Aurier ishte plagosur në stomak në klubin e natës “Kin” në mëngjesin e të hënës së kësaj jave.

Aurier ka publikuar një foto në llogarinë e tij në Instagram duke përqafuar nënën e tij.

Anëtari i Tottenham Hotspurit kishte mësuar ngjarjen nga një shok i tij francez rreth vrasjes së vëllait të tij, derisa ishte liruar nga Jose Mourinho.

Trajneri portugez kishte bërë të ditur se në këto momente të rënda për familjen e tij, nuk ka kërkuar asgjë nga lojtari dhe e ka lënë atë të lirë të largohet.

RonaTyra

Aurier pritet që me fillim të javës së ardhshme të rikthehet te Spurs, ndërsa nuk ka folur për media rreth ngjarjes tronditëse për familjen e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu