“Kartolina” e Jasir Asanit! Ish-sulmuesi i Partizanit mrekullon Suedinë në debutim

0
Gjigandi

Jasir Asani e ka nisur kampionatin suedez me një gol kartolinë në transfertën që AIK po luan ndaj Orebro.

Jasir Asani, i huazuar nga Partizani te verdhezinjtë e Stokholmit, në ndeshjen e parë të sezonit 2020, me një silurë nga jashtë zone (rreth 20 metra) ka gjetur rrjetën e ekipit vendas dhe ka çuar shifrat në 2-0 për miqtë dhe duke i dhënë 3 pikët e para në startin e kampionatit.

Për Asanin ishte debutimi në kampionatin suedez, teksa ka shënuar edhe në Kupë për AIK.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu