Malgorzata Kulczyk, është krahasuar në rrjete sociale me personazhin e filmave të animuar Rapunzel, për shkak se i ka flokët e gjata si ajo. 34-vjeçarja nga Londra, ka më shumë se pesë vite pa i prerë flokët dhe si rezultat i ka më të gjatë se masa e saj trupore.
“Meshkujt s’më besojnë. Ato thonë sa të bukura, mbresëlënëse dhe femërore, por megjithatë ekziston një fije dyshimi tek ta. Njerëzit janë shumë xhelozë. Kur takoj ndonjë më thonë se flokët duhet t’i presësh se i ke shumë të gjatë.
Është shumë e dhimbshme për mua ta bëj një gjë të tillë. Flokët e mi nuk ndikojnë në jetën time. Jam mësuar me to, ndihem mirë”, u shpreh Malgorzata.