Pas protestës së zhvilluar pasditen e sotme përpara kryeministrisë nga artistë e qytetarë kundër Aktit Normativ që vendosi mbylljen e lokaleve të natës dhe diskove ka reaguar kryeministri Edi Rama.
Përmes një postimi në Twitter, kreu i qeverisë thotë se nuk i koncepton dot ata që ngrenë zërin për masat ndaj klubeve të natës, kur në fakt sipas tij hapja e tyre nuk është lejuar asnjë moment që nga rihapja e madhe.
Në fund ai shprehet që “Zoti i ruajtë nga këto mendje”.
Mbyllja e lokaleve të natës, artistët protestë përpara kryeministrisë: S’kemi me çfarë jetojmë
Postimi i tij
E pakonceptueshme që ka njerëz që ngrenë zërin pse ministria e shëndetësisë shtrëngoi masën për klubet e natës e diskot, ndërkohë që hapja e tyre nuk është lejuar asnjë ditë pas rihapjes së madhe! Zoti i ruajtë ata e familjet e tyre prej tyre dhe ruajtë të tjerët nga këto mendje!