Mbyllën një sy për kultivimin e kanabisit, arrestohen 2 rojet e Agjensisë së Zonave të Mbrojtura dhe kryeplaku, në kërkim…

0
Gjigandi

Policia e Poliçanit në kuadër të planit të masava të marra për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, ka proçeduar penalisht ditën e sotme 4 persona.

Ndër personat e ndaluar përfshihen kryeplaku i fshatit Lybeshë si dhe 2 roje të Agjensisë së Zonave të Mbrojtura, të cilët kanë pasur në administrim zonën ku u gjetën të kultivuara bimët narkotike, dhe akuzohen për veprën penale “Moskallëzim Krimi”.

Personi i katërt është një 32-vjeçar i cili është shpallur në kërkim pasi dyshohet si kultivuesi i bimëve narkotike.

Njoftimi i plotë i policisë:

RonaTyra

Evidentohet dhe goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike. Arrestohet kryeplaku i fshatit dhe një shtetas për moskallzim krimi. Identifikohet autori i dyshuar, një 32 vjeçar dhe vijon puna për kapjen e tij.

Shërbimet e Policisë Poliçan, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, nga toka me grupe kontrolli dhe nga ajri me dronë me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e atyre personave që tentojnë të kultivojnë bimë narkotike, kanë konstatuar të kultivuara në territorin e fshatit Lybeshë, në pronë publike, bimë narkotike cannabis sativa.Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Poliçan arrestuan në flagrancë shtetasit:

A.T, 54 vjeç, banues në fshatin Lybeshë, me detyrë kryeplak, pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre”.

S.T, 59 vjeç, banues në fshatin Lybeshë, pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Moskallzim krimi”.

Në vijim të veprimeve hetimore u shpall në kërkim shtetasi D.Sh(S), 32 vjeç, banues në Lybeshë, si autori i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimës narkotike” Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu janë proceduar penalisht dhe dy rojet e Agjensisë së Zonave të Mbrojtura, që kanë pasur në administrim zonën ku u gjetën të kultivuara bimë narkotike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu