Wizz Air njofton fillimin e fluturimeve nga Tirana drejt Lionit, Nurembergut dhe Varshavës

0
Gjigandi

Kompania ajrore hungareze Wizz Air ka njoftuar sot se ka shtuar avionit të saj të nëntë në bazën e Tiranës.

Avioni i tipit Airbus A321ceo do t’i bashkohet flotës së Wizz Air në Shqipëri, duke mundësuar fillimin e fluturimeve për 3 linja të reja nga Tirana drejt Lionit në Francë, Nurnbergut në Gjermani dhe Varshavës në Poloni, ka thënë kompania ajrore në një njoftim për shtyp.

Sipas njoftimit të Wizz Air, fluturimet drejt Lionit do të fillojnë më 12 shtator, ndërsa fluturimet drejt Varshavës dhe Nurembergut pritet të fillojnë më 4 dhe 5 korrik.

Wizz Air filloi operimet në Shqipëri për herë të parë në Prill të vitit 2017 dhe ka transportuar deri tani mbi 2.2 milionë pasagjerë gjatë pothuajse 5 viteve operime.

“Wizz Air mbetet shumë i përkushtuar ndaj Tiranës, tregut shqiptar dhe ofrimit të shërbimeve të shoqëruara me tarifa të ulëta për pasagjerët e saj. Së bashku me 3 shërbime të reja, Wizz Air tani ofron 41 linja në 14 vende nga Tirana”, thekson Wizz Air.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu