Martohet ish-banorja e “Big Brother”, si hodhi pas krahëve problemet e ndarjes

0
Gjigandi

Gerta Shino është një nga ish-banoret e komentuara të “Big Brother”, e cila është në një lidhje prej vitesh me partnerin e saj, që jeton në një nga vendet skandinave, Florent Avdulahi.

Së fundmi, Gerta dhe Florenti kanë vendosur të martohen, një hap që lojtarja e “BB” e hedh një vit pasi mori propozimin nga i dashuri parukier. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Gerta, e cila ka publikuar një foto krahas partnerit, ndërsa shfaqet e veshur me të bardha.

“Ne hodhëm një hap drejt martesës. E martuar me dashurinë e jetës sime dhe nuk mund të isha më e lumtur”, ka shkruar Gerta krahas fotos.

Gerta nuk është bërë një nuse tradicionale, pasi ka zgjedhur që në vend të fustanit të bardhë, të vishet me një jumpsuit në të ditën më të rëndësishme të saj.

Ndërkohë, për këtë vendim në kohë pandemie, partneri udhëtoi nga Norvegjia për ta bërë martesën në Shqipëri. Çifti e kaloi karantinën në distancë, periudhë që u shoqërua me thashetheme se ata tashmë ishin ndarë dhe kështu kishin anuluar planin e martesës.

RonaTyra

Kujtojmë që vitin e kaluar, ish-konkurrentja e “Big Brother 9” ishte e ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, ku rrëfeu të rejat nga jeta e saj personale.

Video-mesazhi surprizë i të dashurit të saj Florentit, zbuloi edhe planin e tyre të afërt për martesë, detaje për të cilat Gerta foli në një intervistë ekskluzive për “Panorama Plus”.

Ajo foli për marrdhënënien tashmë 2- vjeçare. Duke qenë se shpesh publikojnë video për të qeshur edhe në kanalin e tyre në “Youtube”, ajo u shpreh: “Ajo çfarë shfaqet në video është pak a shumë marrëdhënia që ne të dy kemi gjithë kohën. Jemi shumë në harmoni me njëri-tjetrin dhe zënkat ndodhin shumë rrallë, madje edhe në momentin që debatojmë për diçka, pas gjysmë ore e kemi harruar çfarë ka ndodhur dhe vazhdojmë gjërat tona normalisht”.

Ndërsa në lidhje me ndonjë afrimitet të Florentit me ndonjë femër për shkak të punës si parukier, Gerta tha: “Florenti nuk ka afrimitet me asnjë femër tjetër, përveç meje. Çdo marrëdhënie tjetër që ka me femrat është si dikush që i shërben klientit të vet. Ai nuk quhet afrimitet, ajo është punë (qesh)”.

Ndërsa për propozimin për martesë që mori vitin e kaluar, por mbeti pezull ajo u shpreh: “Po deri diku e prisja, duke e njohur Florentin. Normalisht që u ndjeva shumë mirë se janë shumë të rrallë meshkujt që i shprehin ndjenjat aq hapur. Propozimi ishte diçka që do të ndodhte sot apo nesër, sepse kemi pasur një lidhje shumë intensive dhe ishte diçka shumë normale për të dy ne. Ndërsa për fëmijë, e dimë që një ditë do të krijojmë një familje së bashku. Kur të jetë e shkruar, do ta kemi edhe një fëmijë.”

Gerta, e cila ka kanalin e saj në “Youtube”, tashmë ka zmadhuar gjoksin, ndërhyrje për të cilën partneri nuk ka qenë shumë pro. E pyetur para këtij vendimi, ajo tha: “Në fakt, jam unë ajo që jam pak më kritikuese ndaj vetes, siç jemi ne femrat në përgjithësi, që gjithmonë do të nxjerrim ndonjë gjë që nuk na pëlqen. Ndërsa ai më thotë që jam shumë mirë dhe nuk kam nevojë të ndryshoj asgjë në veten time, madje më thotë: “Nëse ndryshon diçka, nuk do ishe më Gerta. Gerta që unë dua, është kështu siç je tani, pa ndryshuar asgjë. Jam me fat!”.

Por pas këtij rrëfimi, nisur edhe nga ardhjet e shpeshta të Gertës në Shqipëri dhe mungesa e fotove me partnerin, nuk munguan shkrimet në media se ajo në fakt i kishte dhënë fund bashkëjetesës në Oslo me “partnerin ideal”, siç ajo e quan sot e kësaj dite Florentin.

Në nëntor të 2019-ës, u përfol për një krizë mes çiftit, dhe se ajo kishte marrë valixhet e ishte kthyer në Tiranë.

Fakti që Gerta i kishte fshirë fotot me Florentin nga “Instagram”-i, ngriti dyshimet e para se ajo ishte ndarë. Hamendësimet u përforcuan pasi u pa në shoqërinë e këngëtarit Seldi Qalliu dhe të ish-lojtares tjetër të “BB”, Armela Hyseni.

Ishte kjo e fundit që publikoi një video ku shiheshin të tre duke darkuar, për t’u pasuar nga shkrime të njëpasnjëshme se po bëhej fjalë për një lidhje. Gjithesi, Gerta i mohoi këto fjalë, ndërkohë që duket se është angazhuar për të rregulluar lidhjen e saj serioze, e cila u finalizua me martesë. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

We took a step in Marriedland💍👰🏻🤵🏻 Married to the love of my life and I couldn’t be happier 🎉

A post shared by Gerta 🦋 (@gertashino) on Jul 22, 2020 at 5:59am PDT

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu