Gastronomët: Shtetit i dhamë 350 milionë euro, tani 26 lokale në Prishtinë janë në përmbyllje

0
Gjigandi

Për të kundërshtuar kufizimet dhe masat e Qeverisë që po u pamundësojnë punën nëpër kafiteri, Shoqata e Gastronomëve ka vendosur që këtë të hënë t’i mbyllë lokalet dhe të zhvillojë një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës.

Sipas kryetarit të Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, humbjet sa i përket bizneseve janë shumë të mëdha, duke shtuar se qarkullimi në Gastronomi ka qenë rreth 350 milionë.

Sipas tij, rreth 14 mijë punëtorë janë të paraqitur në Gastronomi dhe të njëjtën kohë janë 4 mijë biznese.

“Humbjet sa i përket Gastronomisë janë marramendëse. Mirëpo ne e dimë që qarkullimi në Gastronomi ka qenë rreth 350 milionë euro, diku 14 mijë punëtorë janë të paraqitur në Gastronomi dhe të njëjtën kohë janë 4 mijë biznese. Deri tani ka prej të gjitha komunave që kanë falimentuar lokalet, mirëpo ende s’ka numër të saktë. Tashmë janë ashpërsuar edhe masat dhe janë duke ndikuar shumë në Gastronomi”, shtoi Kllokoqi.

Ai përmendi edhe tri masat që janë vendosur nga Qeveria sa i përket kufizimit të lëvizjes, ruajtjes së distancës dhe kryerjes së punëve brenda lokalit.

RonaTyra

“Në tri masat që janë vendosur nga Qeveria, një është kufizimi i lëvizjes, e dyta është mos kryerja e punës brenda lokalit dhe e treta është ruajtja e distancës mes tavolinave. Ne e dimë se sa kanë hapësirë të gjitha lokalet. 50% janë nga hyrat. Në bazë të gjitha mbledhjeve jemi duke vepruar me 10 deri 15 për qind, i cili ka rënë për 85 për qind. Mirëpo shpenzimet janë shumë të mëdha sepse qiraja ka vazhduar, uji, rryma, punëtorët është dashur ti paguajmë”, tha ai.

Mes tjerash, Kllokoqi tha se rreth 26 lokale në Prishtinë janë në përmbyllje dhe nëse vazhdohet kështu do të mbyllen edhe kafiteritë tjera.

Ai shtoi se aksionet e tyre simbolike janë për të treguar sa të organizuar janë, sa numër i madh janë dhe se janë kontribuuesit më të mëdhenjtë të ekonomisë, ndërsa shtoi se ky është aksioni i parë simbolik, por nuk do të jetë i fundit, nëse nuk përfillen kërkesat e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu