Reperi i njohur Lyrical Son tashmë numëron vite të shumta në skenë dhe falë projekteve që ka sjellë vazhdon të jetë shumë i pëlyer nga publiku.
Ai po ashtu vazhdon të jetë pjesë e labelit “PINT” dhe siç ka theksuar deri më tani ruan raporte të mira me pothuajse gjithë estradën.
I njëjti së fundmi ka qenë i ftuar në rubrikën ’60 sekonda’ në Prive, teksa është pyetur se ‘prej cilëve kolegë ka alergji’.
Lidhur me këtë, një replikë nga artisti nuk mungoi duke thënë se ka alergji prej shumë kolegëve.
“Prej shumë kolegëve, veç nuk mundem me përmend emra se tash të kap edhe ty alergjia e ja nis me u kru”, ka thënë ai.
Lyrical Son gjatë kësaj periudhe ka qenë duke punuar në prurje të reja muzikore që pritet t’i lansojë ditëve në vijim.
Ndërsa, të fundit projekt “Private” e lansoi korrikun e kaluar në duet me Semiautomvtic dhe MC Kreshën.